EMRAT/ Dhunuan me grushta dy përmbarues në Librazhd, lihen në ‘arrest shtëpie’ babë e bir

schedule14:48 - 31 Korrik, 2023

schedule 14:48 - 31 Korrik, 2023

Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për babë e bir në Librazhd të cilët rrahën gjatë fundjavës në ambjentet e pronës së tyre dy përmbaruesit privatë Altin Latifi dhe Engjëll Muskaj. Dy përmbaruesit kishin shkuar të sekuestronin brenda ambjenteve të resortit orenditë e tij, për shkak të një borxhi të vjetër që daton nga viti 2014.

Të ndaluarit mohuan para trupës gjykuese e përbërë nga Prokurori Neritan Hoxha dhe Gjyqtare Megi Strakosha të kenë dhunuar përmbaruesit. Ata pohuan se janë konfliktuar me ta pasi janë paraqitur në ambjentet e biznesit më herët sesa orari zyrtar.

Sipas burimeve zyrtare, Arben Isufi i shoqërisë “Arbeni-Al” shpk kishte fituar të drejta për pagimin e një borxhi rreth 100 mijë euro, me një vendim gjykate të vitit 2014. Për pagimin e borxhit ngarkohej shoqëria “Resort Ballkan” shpk, pronare e resortit të familjes Misir Hoxha me banim në qytetin e Elbasanit.

Për ekzekutimin e borxhit pas 10 vjetësh ishin  pajtuar dy përmbarues, përkatësisht , Altin Latifi me Engjëll Muskaj që përfaqësojnë  shoqërinë private “Enforcement Group” shpk me qendër në Fier. Por teksa kanë qënë duke ushtruar detyrën ata janë përballur me dhunën e pronarëve të resortit.

Misir e Nelson Hoxha akuzohen për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës”./abcnews.al