Zbardhet dinamika e autorëve që dhunuan 48 vjeçarin Adriatik Roshi në një berberhane në Tiranë. Në pranga kanë rënë Gani Koçeku, 24 vjeç dhe Ledio Tusha, 31 vjeç, dhe 4 të tjerë janë në kërkim.
Dyshohet se ngjarja është porositur nga Luçiano Koçeku dhe Dino (Abedin) Koçeku. Gani Koçeku ka qenë në makinën X3 BMW dhe ka bërë vëzhgimin e dëmtuarit.
Ledio Tusha është djali i motrës së Luçiano Koçekut dhe në mjetin që deklaroi se ka përdorur është gjetur një qafore tip maskë, një kapele dhe një xdhup i zi, që dyshohet se i kanë përdorur në ngjarje.
Në banesën e Luçjanos u gjet dhe armë zjarri pistoletë me leje në emër të Luçiano Koçeku. Gëzim Koçeku ka bërë hapjen e rrugës për makinën tip Audi të autorëve goditës, me mjetin e tij me targa AA 020 NI.
Ronald Koçeku është personi që ka bërë ruajtjen e dëmtuarit me vëllain e tij Ganiun, tek kompleksi Fole, dhe ka marrë mjetin X3 me qera tek shtetasi Ajet Balliu./abcnews.al