Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti i ndodhur në Lezhë, ku disa persona u përfshinë në një sherr mes tyre. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Sokol Boga, ndërsa është shoqëruar Nikolin Boga.
Shkak i konfliktit u bë prona. Sipas policisë, babë e bir kanë dhunuar 47-vjeçarin. Gjithashtu sipas policisë 47-vjeçari është goditur me mjet prerës (kosor).
I plagosuri u transportua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se po këta shtetas, Sokol Boga dhe Nikolin Boga kanë thyer dhe xhamin e parë të automjetit në pronësi të 47-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/abcnews.al/