14 persona kanë përfunduar në pranga për kultivim të kanabisit në fshtrat e Malësisë së Madhe , 10 janë shpallur në kërkim dhe dy po procedohen penalisht.Sipas policisë nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar rreth 13 mijë bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre.
U arrestuan në flagrancë shtetasit Elez Çulaj, 77 vjeç; Muho Culaj, 72 vjeç; Fatmir Senaj, 57 vjeç; Drita Senaj, 53 vjeçe; Rezarta Jacaj, 36 vjeçe; Kujtim Laçaj, 60 vjeç; Elfajed Halaj, 26 vjeç; Agron Laçaj, 50 vjeç, Adrian Çekaj, 22 vjeç; Gjelin Çekaj, 48 vjeç; Miranda Çekaj, 25 vjeçe, Pjetër Çekaj 66 vjeç; Çun Halaj 70 vjec dhe një 17- vjeçar.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.
Po ashtu u sekuestruan 1000 fara kanabis , 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe rreth 4 mijë kg bimë në proces tharjeje.
Aktualisht uniformat blu vijojne punën për kapjen e shtetasve të shpallur në këkrim.
/ abcnews.al /


