EMRAT/ Aksident në Fier, automjeti merr përpara motorin, plagoset 1 person

schedule23:07 - 14 Qershor, 2020

schedule 23:07 - 14 Qershor, 2020

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Fier –Levan. Një automjet ka përplasur një motor ku për pasojë ka mbetur i plagosur Valter Bodaj i cili drejtonte motorin.

Bodaj është dërguar menjëherë në spital kurse drejtuesi i makinës tip ”Fiat”, Mynyr Troka është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan, është përplasur motorri me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi M. T dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al