Për miratimin e paketës anti-shpifje, Partia Socialiste mori edhe 11 vota nga deputetët e partive të tjera, 9 nga opozita e re në parlament. Mes tyre bien në sy deputetët e rinj që kanë qenë në qendër të medias për gafat e tyre në Kuvend. Mes atyre që votoi pro qeverisë për antishpifjen është dhe Majlinda Halilaj, deputetja e njohur për fjalimin saj për korporatën.
Paketën Anti-shpifje Edi Rama nuk e miratoi vetëm me votat e socialistëve. “ABC News” ka siguruar tabulatet e votimit, ku duken emrat e atyre deputetëve opozitarë që u bashkuan me kryeministrin.
Kështu, ligji për AMA-n u votua veç socialistëve, edhe nga Tom Doshi dhe Reme Lala e zgjedhur nga PDIU. Votat me mazhorancën i bashkuan dhe 9 deputetë të rinj, mes tyre emra që janë vendosur në qendër të mediave për shkak të gafave të tyre në Kuvend.
Votë pro paketës antishpifje ka dhënë dhe Majlinda Halilaj, e cila u bë e njohur gjerësisht për fjalimin e saj mbi koorporatën.
Bashkë me të, kanë mbështetur kryeministrin në ligjin e debatuar për median dhe Eugen Bojaxhiu, Edjola Braha, Ramazan Gjuzi, Nimet Musai, Edmond Stojku, Aurora Mara, Selami Jenisheri dhe Elvis Meço.
Mes atyre që abstenuan, veç Ditmir Bushatit, renditen dhe 3 deputetë të ardhur nga listat e LSI-së, si Edlira Hyseni, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi, si dhe Besnik Troplini i ardhur nga PD.
Disa deputetë të tjerë të opozitës votuan kundër ligjit, ndërsa nga Partia Socialiste askush nuk doli kundër paketës antishpifje, dhe pse në votim mungoi vetë Edi Rama, së bashku me Bashkim Finon dhe Fate Velajn.
Pro
Veç grupit të PS
- Tom Doshi PSD
- Reme Lala PDIU
- Eugen Bojaxhiu LSI
- Edjola Braha LSI
- Ramazan Gjuzi LSI
- Nimet Musai LSI
- Edmond Stojku LSI
- Aurora Mara LSI
- Majlinda Halilaj PD
- Selami Jenisheri PD
- Elvis Meço PD
Abstenim
- Ditmir Bushati PS
- Edlira Hyseni LSI
- Ylli Shehu LSI
- Edmond Rrushi LSI
- Besnik Troplini PD
Nuk mori pjesë në votim:
- Edi Rama PS
- Bashkim Fino PS
- Fatmir Velaj PS
- Rudina Hajdari PD
- Myslym Murrizi PD
- Ralf Gjoni LSI. /abcnews.al