16 persona janë vënë në pranga 9 prej të cilëve të huaj, me role drejtuese dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi kanë shkaktuar ndotje masive të mjedisit në Elbasan. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Metalurgjiku” janë proceduar penalisht 2 subjekte juridike, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, Bradashesh, Elbasan, kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe duke mos respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.
Për këto shkelje u vendosën gjithashtu edhe gjoba përkatësisht 3 milion lekë për një subjekt dhe 10 milionë për subjektin tjetër
Ndërsa në cilësinë e provës u sekuestruan celularë dhe DVR./abcnews.al

