EMRA-FOTO/ Goditja e “Clan del Golfo” me 4.3 ton kokainë, dalin emrat e 2 shqiptarëve të arrestuar, djemtë e ish-kryekomunarit

schedule18:50 - 16 Qershor, 2022

schedule 18:50 - 16 Qershor, 2022

Enri dhe Ervin Hardolli, djemtë e ish-kryetarit të komunës Rrethina në Shkodër Gëzim Hardolli, janë dy prej shqiptarëve të arrestuar si pjesë e “Clan del Golfo” grupit kriminal që i janë sekuestruar 4.3 ton kokainë e 2 milionë euro, përfshirë mjete transporti si kamion dhe fuoristradë gjatë një mega-operacion të zhvilluar në fillim të këtij muaji nga Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes.

Mediat italiane kanë bërë së fundmi të ditura të tjera detaje dhe kanë zbuluar emrat e të arrestuarve mes të cilëve ka edhe shqiptarë. Në total janë 38 urdhër arreste. Shumë prej të arrestuarve gjatë këtij hetimi kanë vendosur të rrëfehen, duke i dhënë hetuesve zhvillime të shkëlqyera për pista të reja hetimore.

Emrat e të arrestuarve; Nga bosi kolumbian e deri tek ai serb Miljenovic Milan, 24 emrat e parë të hetimit janë: Castano Catano Ramon Abel, Lazzarato Adriano (Venecia), Ugo Mascioli (Bari), Sava Gheoerghiev Savov, Bozhidar Bozilov (Bullgari), Ujla Renaqto (Shqipëri), Cirjau Constantin (Moldavia), Enri dhe Ervin Hardolli (Shqipëri), Luca Bellio, Antonio Prudente, Angel Maria Quiroz Martinez, Altin Lleshaj, Denis Kacaj, Moreno Demaj, Giuseppe Giorgi, Francesco Megna, Ernesto Rizzo, Sasa Radivoje Vuckovic (Serbi), Erguen Isik, Krasovecët dhe Matjaz Razek dhe Dorde Kotlaja (Mali i Zi). Lidhur me këtë, për kapjen e sllovenëve, De Nicolo bëri të ditur se “ka aktivitete në vazhdim, procedura për fletarrest evropian zgjat rreth 30 deri në 40 ditë”.

Janë zbuluar mbi katër tonë drogë, me 19 dërgesa të kontrolluara. “Clan del Golfo” përfshin një rrjet me 28 vende që i furnizon me kokainë, sipas policisë kolumbiane.

Enri Hardolli

Ervin Hardolli

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!