EMOCIONUESE/ PE në këmbë, duartroket për Ukrainën. Përkthyesi emocionohet nga fjalimi prekës i Zelenskyt

schedule12:43 - 1 Mars, 2022

schedule 12:43 - 1 Mars, 2022

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Parlamentin Europian e cila po mbahet për agresionin rus ndaj Ukrainës. Të gjithë pjesëmarrësit janë ngritur në këmbë dhe kanë përcjellë duartrokitje të forta për Ukrainën, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe ambasadori i Ukrainës.

Në nisje të seancës, kryetarja e PE ka dhënë lajmin se do të nisin hetimet për krime lufte në Ukrainë, lajm i cili është pritur me duartrokitje nga eurodeputetët.

“Do të nisë hetimi për krime lufte në Ukrainë. Putin do të mbajë përgjegjësi për sulmet në Ukrainë”, tha Kryetarja e PE, Roberta Metsola.

Më pas ka nisur flasë edhe Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, mbi pushtimin rus të vendit të tij, që ka hyrë sot në ditën e gjashtë. Fjalimi i Zelenskyt u prit me ovacione nga diplomatët teksa iu drejtua Parlamentit Evropian me mesazhe të forta duke thënë se vendi i tij “po lufton për mbijetesë”, raporton BBC.

“Ne po luftojmë vetëm për tokën dhe lirinë tonë,” tha Zelensky, duke bërë që përkthyesi i BE-së që bënte përshtatjen nga gjuha ukrainase në atë angleze, të ‘mbytej’ nga emocionet.

Më pas, eurodeputetët do të dëgjojnë qëndrimin e presidentëve të Këshillit dhe Komisionit Evropian, Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe shefit të Politikës së Jashtme të BE, Joseph Borrell, përpara se të japin vlerësimin e tyre për sulmet ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!