Emocionuese në Gjermani, lumturojnë tifozin e sëmurë në ditën e veçantë

schedule13:42 - 24 Maj, 2021

schedule 13:42 - 24 Maj, 2021

Hansa Rostock do të luajë në Bundesliga 2 sezonin e ardhshëm. 1-1 përfundoi sfida shtëpiake e luajtur në fundjavë kundër Ingolstad, rezultat që mjaftoi që Hansa të nisë festë e rikthimit në divizionin e dytë të futbollit gjerman.

Tifozët nuk munguan në shkallët e stadiumit. Mes tyre edhe Tristian, të cilit skuadra e zemrës i dhuroi një pasdite plot emocione dhe të paharrueshme. Edhe pse i sëmurë, ai donte ta shijonte nga afër suksesin e Hansa.

U tha, u bë! Një shoqatë lokale e qytetit lindor gjerman, bëri të mundur që tifozi unik të ishte i pranishëm në stadium. Ashtu i ulur në krevatin e tij, teksa heronjtë në fushë ia dolën të merrnin pikën e dëshiruar dhe i dhuruan ndjesi të jashtëzakonshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!