Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Greqi, pas zjarreve shkaktërruese që prekën vendin. Si pasojë e përmbytjeve, shtëpitë u përmbytën dhe infrastruktura u shkatërrua.
Disa mbetën të bllokuar në ndërtesat e përmbytura, përfshirë një foshnjë, e cila u shpëtua nga ekipi i shpëtimit. Në videon që u bë virale, një nga personat shkon në katin përdhes të përmbytur dhe e nxjerr foshnjën nga shtëpia.
Ai më pas ia dorëzon nënës së saj, e cila qan nga lumturia ndërsa mban sërish në krahë fëmijën e saj. Njësitë e EMAK dhe shërbimet zjarrfikëse vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të shpëtuar njerëzit në zonat e prekura nga përmbytjet.
/abcnews.al