Emocionuese/ “Kosova është zemra e Shqipërisë”, spektakël në stadium dhe Facebook

schedule18:54 - 11 Nëntor, 2020

schedule 18:54 - 11 Nëntor, 2020

Shqipëria dhe Kosova u përballen mes tyre ditën e sotme në një vëllazërore të luajtur në “Elbasan Arena”. Ndeshja përfundoi me triumfin 2-1 të kuqezinjve të Rejës.

Bekim Balaj dhe Myrto Uzuni (goli i parë me Shqipërinë) shënuan për “vendasit”, teksa Vedat Muriqi (me penallti) shkurtoi rezultatin për dardanët.

Një ndër momentet më emocionuese ishte ai i ekzekutimit të himnit shqiptar para fillimit. Përveç kuqezinjve, edhe titullarët e Kosovës e kënduan atë me dorë në zemër.

Sigurisht që është edhe himni i tyre, si i çdo shqiptari kudo ndodhet. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale, teksa ka ardhur edhe reagimi i Tifozave Kuq e Zi.

TKZ kanë postuar një video në faqen e tyre zyrtare, aty ku shfaqen duke kënduar korin e përhershëm: “Kosova është zemra e Shqipërisë“. /abcnews.al