Emocionuese, këngëtarja shqiptare befasohet nga i vëllai, gdhend në trup portretin e saj

schedule07:33 - 29 Shtator, 2022

schedule 07:33 - 29 Shtator, 2022

Edona Llalloshi është surprizuar në mënyrën më të bukur nga i vëllai i saj, Miloti. Ai ka përjetësuar portretin e këngëtares në trup duke realizuar një tatuazh në krah. Ai ka zgjedhur një foto nga pjesëmarrja e saj në Festivalin e RTSH në vitin 1994 ku mori pjesë me këngën “Vajtim dashurie”.

Bëhet fjalë për një moment ku Edona bën shqiponjën në skenë. “Kryevepër nga artisti më i mirë”, shkroi Miloti në mbishkrimin e imazhit duke e etiketuar Edonën. Ky gjest e ka emocionuar pafund këngëtraren e cila ripostoi fotografinë duke duke i thënë vëllait: “Të dua”.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!