Emocionuese/ 8-vjeçari me tumor në tru preku jurinë me performancën në Britain’s Got Talent

schedule13:10 - 22 Prill, 2024

schedule 13:10 - 22 Prill, 2024

Anëtarët e jurisë së Britain’s Got Talent nuk mund t’i mbanin lotët gjatë shfaqjes së së dielës mbrëma, teksa panë një djalë tetë vjeçar me tumor në truu shfaqduke performuar.

Ravi dhe kori i tij, Ravi’s Dream Team, shkuan direkt në gjysmëfinale pasi arritën të fitonin garën nga Alesha Dixon dhe kolegët e saj të jurisë, të cilët u përlotën.

Duke u ngjitur në skenë, Ravi prezantoi motrën, nënën dhe babanë e tij para jurisë dhe shpjegoi arsyetimin e tij për të qenë në shfaqje ndërsa qëndronte përkrah grupit, nga mosha 5 deri në 78 vjeç. “Kam parë BGT gjithë jetën time dhe gjithmonë kam dashur të bëj audicion. Dy vite më parë u diagnostikova me një tumor në tru dhe jam këtu për të treguar se pavarësisht se çfarë ju ndodh në jetë, ju ende mund t’i realizoni ëndrrat tuaja”, tha 8-vjeçari.

Ravi dhe kori performuan ‘A Million Dreams’ nga filmi hit ‘The Greatest Shoëman’ i cili i la të gjithë të mahnitur.

Ravi tha se do t’i dhuronte paratë e çmimit prej 250,000 £ për bamirësi nëse fitonte konkursin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!