Emocionuese/ 5-vjeçarja i dhuron flokët një pacienteje me kancer, flet nëna: Vajza këmbënguli

schedule11:59 - 28 Tetor, 2023

schedule 11:59 - 28 Tetor, 2023

Një vajzë 5-vjeçare nga India i dha një mësim të madh njerëzimin në të gjithë botën, pasi vendosi t’i dhuronte flokët e saj një zonje 50-vjeçare me kancer.

Nëna e 5-vjeçares Anusuya, Seema Chakma, e cila së bashku me bashkëshortin e saj është e përfshirë në bamirësi të ndryshme, dëgjoi për një paciente 50-vjeçare me kancer, e cila kishte humbur flokët për shkak të kimioterapisë.

“Vajza jonë tashmë kishte flokë shumë të gjatë dhe ne e pyetëm nëse donte të ndihmonte një zonjë të kishte flokë të bukur si të sajat. Vogëlushja jonë u emocionua dhe tha “po”.

Pak para se t’ia prisnim, e pyetëm sërish nëse e dëshiron vërtet apo është penduar, por Anusuya këmbënguli të dhuronte flokët e saj”, tha nëna e saj, duke e cilësuar aktin e vajzës së saj si të shkëlqyer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!