Modelja e njohur, Adrola Dushi është nënë e një djali të quajtur Troi. Ajo publikon shpesh foto me të në rrjete sociale dhe nuk i kursen fjalët e ëmbla.
Kështu ka bërë dhe së fundmi, teksa ka ndarë në Instagram dy foto nga pushimet. Modelja ka shkruar se nuk e pranon dot që Troi është rritur dhe se ai do jetë gjithmonë bebushi i saj.
“E di qe je rritur tashme, por zemra ime s’e pranon dot. Brenda saj, ti do jesh gjithnje bebushi im i embel”, ka shkruar Adrola./abcnews.al