Emocionojnë nënën duke i çuar nipin e vogël, çifti nga Italia ndajnë detajet: Morëm avionin dhe erdhëm

schedule09:07 - 16 Qershor, 2022

schedule 09:07 - 16 Qershor, 2022

Një video emocionuese është bërë virale në rrjet, ku nipi disamuajsh surprizon gjyshen e tij. Arlindi dhe Enkeleda, sjelli nipin e tyre në Shqipëri për herë të parë nga Italia. Ata nuk kishin lajmëruar askënd dhe kjo ka bërë që të gjithë të emocionohen.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar detaje nga kjo histori, e cila ka prekur të gjithë rrjetin.

“Nga që nuk patëm mundësi për shkak të pandemisë. Edhe ata thoshin gjyshi dhe gjyshja hajde këtu, hajde. Edhe ne menduam t’i bënim një surprizë, nuk i tham gjë. Morëm avionin dhe erdhëm. Edhe kur u futëm te hyrja morëm taksi që mos të kuptoheshim. U mundova ta mbaja mamin se kisha hall mos t’i binte të fikët. Emocion shumë i madh”, tha Arlindi.

Më pas, ata treguan se janë njohur që të vegjël dhe fillimisht e kanë mbajtur lidhjen në distancë. Sipas Arlindit, ai gjithçka në jetë e ka fal Enkeledës.

“Çdo gjë ku jam unë sot, puna, shtëpia, familja janë fal Enkeledës. Unë e kam gjithçka fal saj. Tani ia kemi dal goxha mirë. I kemi kaluar vështirësitë e fillimit”, theksoi ai.

Ndërsa, Enkeleda për të gjithë ata që kanë një lidhje në distancë u shpreh: “Mendoj duhet të ketë kurajo dhe besim. Tani uket më i madh tani me mjekër”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!