Historia e një 92-vjeçari, i cili është i dashuruar pas një klubi të veçantë në Spanjë: Athletic Bilbao. Jo kushdo mund të luajë me këtë klub. Duhet të jetë bask dhe deri më tani klubi që garon në La Liga ia ka dalë të mos bëjë përjashtime.
Joss Luis Hidalgo ka emigruar që në moshën 20-vjeçare, në epokën e De Zarra dhe Gainza. Rreth 10 mijë kilometra të bëra nga Uruguai. Vdekja e motrës së tij e ka kthyer në Spanjë dhe normalisht nuk mund të mos shkonte në stadium për të parë ekipin e zemrës.
Është i lidhur shumë me ngjyrat e Bilbaos, që tani është e Munian dhe e Iniaki Williams. Hidalgo ka pasur mundësinë të takojë edhe disa prej lojtarëve, të cilët edhe i kanë nënshkruar një fanellë. “Kjo është një ëndërr për mua, ata më kanë lumturuar pa masë. Jam shumë i lumtur”, thotë Hidalgo. /abcnews.al
92 años de amor al @AthleticClub. #ElDíaDespués pic.twitter.com/HkKgtvDxjs
— El Día Después en Movistar Plus+ (@ElDiaDespues) October 21, 2019