Gjon Muharremaj, konkurrenti i Zvicrës në Eurovision i cili është me origjinë shqiptare ka zgjedhuur një formë mjaft të veçantë për të festuar në momentin e vlerësimit.
Kur juria shqiptare e vlerësoi atë me 12 pikë, Muharremaj festoi duke bërë shqiponjën. Ai arriti të marrë shumicë pikësh në krye të listës me pikët e jurisë profesioniste por publiku përmbysi gjithçka duke i dhënë fitoren Italisë.
I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës./mv.abcnews.al