Emma Stone i ka dhënë fund beqarisë me regjisorin Dave McCary. Burime për Page Six kanë bërë me dije se dyshja janë martuar në fshehtë dhe larg vëmendjes së mediave, dyshime që lindën para disa javësh pas ata u fotografuan me unaza në gisht.
Ata njoftuan fejesën e tyre dhjetorin e kaluar përmes një postimi në rrjete sociale. Dyshja kishte planifikuar të martohej në Mars, por iu desh ta shtynin ceremoninë për shkak të pandemisë.
Dyshimet se aktorja i ka dhënë fund beqarisë lindën që në maj të këtij viti, pasi Stone kishte ndërruar unazën e saj të fejesës me një tjetër. Megjithatë, Emma nuk ka komentuar ende publikisht mbi thashethemet e dasmës. xh.d/abcnews.al