Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, e ka përshkruar fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza si një “gjenocid” dhe tha se ishte një turp që komuniteti ndërkombëtar nuk e kishte ndalur “këtë krim të urryer”.
Al Jazeera raporton se në komentet e bëra në hapjen e samitit të këshillit të bashkëpunimit të Gjirit në Doha, al-Thani tha: Forcat okupuese të Izraelit kanë shkelur të gjitha vlerat politike, etike dhe humanitare. Është një turp për komunitetin ndërkombëtar të lejojë që ky krim i tmerrshëm të vazhdojë.”
Ai akuzoi Izraelin për “vrasjen sistematike dhe të qëllimshme të civilëve të pafajshëm të paarmatosur”, duke shtuar se “ky është një gjenocid i kryer nga Izraeli”.
Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të detyrojë Izraelin të kthehet në tryezën e bisedimeve.
Katari luajti një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin e armëpushimit të përkohshëm midis Izraelit dhe Hamasit që hapi rrugën për lirimin e më shumë se 100 pengjeve që mbaheshin brenda Gazës që nga sulmi i 7 tetorit. Në këmbim, Izraeli liroi një numër të të burgosurve palestinezë nga burgjet e tij./abcnews.al