Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Emiratet e Bashkuara largohen nga OPEC/ Kamberi: Po krijohet një tension global për sigurinë energjetike

schedule21:35 - 28 Prill, 2026

schedule 21:35 - 28 Prill, 2026

Njoftimi për largimin e Emirateve të Bashkuara nga OPEC vjen në një moment delikat për ekonominë dhe politikën globale, ku siguria energjetike po merr një rol gjithnjë e më përcaktues. Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, thekson se zhvillimet aktuale lidhen ngushtë me varësinë e shteteve nga burimet e energjisë, duke krijuar tensione të reja në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, ky vendim pritet të japë sinjale të forta për mënyrën se si vendet do të përballen me krizat globale, ndërsa reagimet pas kësaj lëvizjeje mbeten ende të paqarta. Në një rajon kompleks si Lindja e Mesme, ku ekuilibrat gjeopolitikë janë të brishtë, faktorë të tillë si çështja e Iranit dhe transformimi i marrëdhënieve ndërkombëtare nga shumëpalëshe në më tepër dypalëshe, pritet të ndikojnë ndjeshëm në zhvillimet e ardhshme.

“Momenti që po jetojmë ka në bazë garancinë energjetike, të cilat janë bërë shumë të rëndësishme për mjaft vende që nuk kanë bazat e tyre. Ky është paradoks që krijon një tension të madh global.



Në momentin që po flasim, kemi më shumë se 10 që nafta dhe gazi janë përcaktues të ekonomisë globale. Duan të japin një mesazh për krizat globale. Mënyrat se si do të reagojnë pas kësaj daljeje Emiratet e Bashkuara Arabe, kjo mbetet për t’u parë. Gjerat nuk janë aq thjeshta, Lindja e Mesme ka treguar që është një ekuacion gjeopolitik.

Unë gjykoj që mënyra se si do të zgjidhet çështja e Iranit, aty do të përcaktojë edhe shumë elemente të tjera. Marrëdhëniet ndërkombëtaret po bëhen dypalëshe, nga shumëpalëshe. Pas 30 vjetësh mund të kemi një rikthim të marrëveshjes së dy palëve”, tha Kamberi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!