Emiratet e Bashkuara Arabe nisin vaksinimin kundër COVID-19

schedule15:37 - 14 Dhjetor, 2020

schedule 15:37 - 14 Dhjetor, 2020

Emiratet e Bashkuara Arabe nisën të hënën programin publik të vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19, duke përdorur injeksionin e bërë nga gjiganti kinez i ilaçeve, Sinopharm.

Programi nisi në kryeqytetin Abu Dabi, ku së paku 45 spitale dhe klinika janë duke marrë pjesë. Programi i bën Emiratet e Bashkuara Arabe një nga vendet e para që nisin imunizimin masiv.

Banorët në kryeqytet mund të rezervojnë falas takimin për vaksinë, përmes shërbimeve lokale shëndetësore. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar mbi 186,000 raste me COVID-19.

Prej tyre, 618 pacientë kanë vdekur.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara po ashtu nisin imunizimin e popullsisë nga kjo sëmundje, por me vaksinën e bërë nga kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane, BioNTech.

Kjo vaksinë ka nisur të përdoret javën e kaluar edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga një koronavirus i ri, ka prekur mbi 72 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 47 milionë janë shëruar. SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, me mbi 16 milionë të infektuar dhe me afro 300,000 viktima. Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar – kryesisht të moshuarit./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!