Përfundimisht, Eminem nuk ka asnjë lidhje me periudhat pauzë. Krejt papritur, ashtu si me rastin e “Kamikaze” në 2018-n, reperi prezantoi albumin e radhës, “Music to Be Murdered By” .
Albumi i 11, i cili erdhi pa asnjë paralajmërim, shërben edhe si një homazh për Alfred Hitchcock, regjisori dhe producenti i famshëm anglez.
Titulli dhe kopertina e albumit është një referencë e albumit të parë dhe të vetëm të Hitchcock. Në 1958, Hitchcock publikoi albumin “Music to Be Murdered By” me pjesëmarrjen e muzikantëve si Spike Jones, Vikki Carr, Elmer Bernstein etj.
Ashtu si Hitchcock, edhe Eminem pozon me një sëpatë në njërën atë të kokës dhe pistoletë nga ana tjetër. Referencat nga Alfred Hitchcock vihen re edhe në këngë, ku një prej tyre titullohet “Alfred”. Të dy albumet përfundojnë me frazat: “Nëse nuk jeni vrarë, vetëm mund t’ju uroj fat herën tjetër/ Nëse jeni vrarë, natën e mirë, kudo që të jeni.”
Albumi i 11 i reperit përmban bashkëpunime me Ed Sheeran, Skylar Grey, Royce Da 5’9 “, Black Thought, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, KXNG Crooke, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson .Paak dhe Juice WRLD. Ky i fundit ndërroi jetë në dhjetor./abcnews.al