Modelja 28-vjeçare u shpreh për marëdhenien qe ka midis të qenurit seksi gjatë episodit të së martës të Pretty Big Deal me Ashley Graham.
Gjatë intervistës, Ashley Graham tha se Ratajkowski “ka qenë gjithmonë e njohur si një vajzë seksi”. Ashley Graham e pyeti Ratajkowski se nëse ajo e ka përdorur këtë si një superfuqi për të arritur gjërat më lehtë në botën e modelingut apo ndonjëherë është ndjerë e fyer.
“Të dyja”, u përgjigj Ratajkowski. “Unë mendoj se kam një marrëdhënie vërtet të komplikuar me veten për të qenë seksi.
Unë nuk po flas për fuqi, se sa para kam fituar ose për karrierën time. Dua të them që fuqinë e shoh se sa mirë ndihem unë më trupin dhe veten time.
Unë padyshim kam qenë në gjendje të zgjedh atë çfarë ka qënë e mirë për veten time.
“Kur futemi një kuti të modës, ne qëndrojmë në atë kuti dhe është e vështirë të na vendosin në një dritë editoriale ose në një dritë biznesi,” u shpreh modelja.
Është e njejta gjë si të jesh një aktore seksi por ndonjëherë e ke të vështirë të fitosh rolë serioze./abcnews.al



