Pas spekulimeve se është në një lidhje me Brad Pitt, Emily Ratajkowski ka konfirmuar se është single. Spekulimet për një romancë me aktorin hollivudian nisën vetëm pak kohë pasi modelja i dha fund martesës së saj katërvjeçare me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard në korrik.
“Unë jam beqare për herë të parë në jetën time dhe ndihem sikur po shijoj lirinë për të mos qenë super i shqetësuar për mënyrën se si po perceptohem”, tha ajo. Megjithatë, Emily nuk e konfirmoi dhe as mohoi se ajo ishte duke u takuar fshehurazi me dy herë fituesin e Oskarit, Brad Pitt.
/abcnews.al