Emiljano Ramazani u ekzekutua nga vrasës me pagesë, dy persona studiuan lëvizjet e viktimës

schedule13:39 - 8 Gusht, 2020

schedule 13:39 - 8 Gusht, 2020

Emiljano Ramazani është ndjekur edhe më pas është ekzekutuar sipas një skeme të mirëmenduar nga vrasës me pagesë.

Sipas policisë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, dy personat e arrestuar ditën e sotme janë të përfshirë në vrasjen e Rrahmanit, duke ndjekur dhe  studiuar lëvizjet e viktimës, i cili u ekzekutua pasditen e 20 korrikut nga persona ende të paidentifikuar.

“Nga hetimet intensive ka rezultuar se këta dy shtetas janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit E. R., ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit, pasi nga provat e grumbulluara rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës.

Po nga hetimet rezulton se këta shtetas, këto ngjarje i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë, për të cilët vijon puna intensive për dokumentimin me prova ligjore, kapjen dhe arrestimin e tyre.

Vijon puna intensive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për sqarimin e mëtejshëm, si dhe për kapjen e arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këto ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Për vrasjen e Ramazanit janë arrestuar më herët Albert e Seit Manahasa, babë e bir, pronarë të servisit ku u gjet arma me të cilën e ekzekutua Ramazani.

ABC News ka siguruar asokohe edhe videon e ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani. Në pamjet e filmike duket autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e viktimës.

Ai ecën drejt tij i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person. Pasi kryen krim gjakftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!