Gjilani i hedh sërish sytë nga Superiorja dhe tani po tenton të transferojë në Superligën e Kosovës, mbrojtësin e majtë Emiljano Musta.
“Zëri” në Kosovë raporton se për anësorin e krahut të majtë Gjilani ka shprehur interesim dhe tani pret edhe një përgjigje.
Musta sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Laçit, që do të marrë pjesë në kupat e Europës.
Kontrata i ka përfunduar dhe për momentin po shqyrton ofertat. Kukësi është një nga klubet e Superiores që gjithashtu e ka në listën e objektivave Mustën. /abcnews.al