Emiliano Martinez i bën thirrje Messit: Jam i gatshëm të ul pagën time që ti të vish tek Aston Villa

schedule09:04 - 23 Maj, 2023

schedule 09:04 - 23 Maj, 2023

Është e njohur lidhja e Emiliano Martinezit me Leo Messin. Dyshja e famshme e kombëtares argjentinase në Botërorin e fundit kanë zhvilluar tashmë një marrëdhënie shumë të fortë që nga Copa America 2021, me portierin e Aston Villa i cili e dëshiron atë shok ekipi në klubin anglez.

Në një intervistë për “TyC Sports”, Martinez iu drejtua Messit dhe thashethemeve që rrethojnë të ardhmen e tij mes qëndrimit të tij të pasgiurt te PSG, duke shfrytëzuar mundësinë e duke thënë se nëse është e nevojshme ai do të heq dorë nga një pjesë e rrogës së tij për ta bërë të mundur ardhjen e Messit tek Aston Villa.

“Do të doja ta sillja tek Aston Villa. Do të pimë “mate” dhe do të hamë asados gjithë ditën, do të hajmë ushqime zgare çdo fundjavë. Unë jam i gatshëm të marrë një ulje page, të gjithë ne mund ta bëjmë”.

Oferta e Dibu Martinez tingëlloin joshëse, por realisht opsionet e Messit deri më tani mbeten Barcelona dhe një ofertë faraonike nga Al Hilal. Megjithatë, nëse ai do të bënte befasinë, ka të ngjarë të luante në Evropë dhe në Conference League pasi skuadra e Unai Emery është një fitore larg vulosjes së rikthimit të tyre në garat evropiane pas 13 vitesh./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!