Emigrimi masiv i shqiptarëve drejt Britanisë, Meta: Qeveria shqiptare të ndalë provokimet dhe të forcojë bashkëpunimin

schedule17:13 - 4 Nëntor, 2022

schedule 17:13 - 4 Nëntor, 2022

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar së fundi mes autoriteteve shqiptare dhe britanike, në lidhje me emigrimin masiv të shqiptarëve drejt ishullit.

Meta bëri përgjegjëse qeverinë për situatën, ndërsa bëri thirrje për forcim të bashkëpunimit me autoritetet franceze, ku ndodhen shumë shqiptarë që presin të kalojnë La Manshin dhe po ashtu me autoritetet britanike, duke i cilësuar të padobishme provokimet ndaj tyre.

“Kryeministri i papërgjegjshëm fajëson autoritet britanike për shpopullimin e vendit. Me politikat e tij kundër të rinjve nuk u ka krijuar asnjë mundësi reale për të jetuar në vend, për t’u punësuar, për t’u ndjerë të sigurt, për t’u kualifikuar, për të krijuar edhe familjet e reja këtu.

Është thjesht mafia në pushtet shkaktare kryesore e humbjes së perspektivës së këtyre të rinjve dhe madje errësimit të arsyes së tyre për të rrezikuar jetën në kërkin të një shprese drejt La Manshit. Qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka kushtuar vendit. Qeveria të forcojë bashkëpunimin me autoritete franceze, me autoritet britanike në mënyrë që t’i trajtojnë me dijnitet dhe kujdes qytetarët tanë, aq më tepër që atje ndodhen edhe minorenë. Çdo provokim që qeveria u bën këtyre autoriteteve nuk e ndihmon pozitën e qytetarëve tanë”, tha Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!