“Emigrantja që… dëbon emigrantët”, analiza e CNN: Braverman, me prindër indiane, të ardhur nga Afrika

schedule15:46 - 7 Maj, 2023

schedule 15:46 - 7 Maj, 2023

Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga Britania e madhe pa dyshim ka qenë nder prioritetet kryesore që qeveria e udhëhequr nga Rishi Sunak ka trajtuar që ditën e parë.

Në krye të agjendës së emigracionit, krimit dhe sigurisë kombëtare të vendit u vendos, Suella Braverman, e cila jo pak herë ka folur me tone të ashpra, dhpesh herë edhe diskriminuese për refugjatët.

Media prestigjioze  “CNN” i ka dedikuar një artikull të gjatë pasionit, apo edhe “ëndrrës” siç cilësohet në shkrim, të sekretares së brendshme për të dëbuar emigrantët në Ruanda.

“Do të më pëlqente të shihja një faqe të parë të “The Telegraph” me një avion që është nisur nga Britania për në Ruanda. Kjo është ëndrra ime. Ky është obsesioni im.” Pati deklaruar sekretarja britanike po për atë gazetë, duke vërtetuar në këtë mënyrë dëshirën e saj të madhe për të për të depërtuar azilkërkuesit në kombin e Afrikës Qendrore.

Braverman është përballur shpesh herë me kritika për shkak të agjendës së saj për të ndaluar emigrantët, por edhe për gjuhën diskriminuese apo edhe nxitëse që ajo ka përdorur. Kundër asaj kanë ndal agjencitë ndërkombëtare, avokatët, grupet e të drejtave dhe shumë prej kolegëve të saj, duke e bërë atë ndoshta politikanen më përçarëse të Britanisë së madhe.

Por mes anëtarëve të Partisë Konservatore dhe mbështetësve kryesorë të Brexit, ajo është një yll; dikush që është i përgatitur të thotë dhe të bëjë gjëra konkrete për të arritur qëllimet konkrete.

Mirëpo siç theksohet edhe në artikullin e CNN, synimet e saj bien në kontradiktë me jetën e saj personale, pasi ajo vetë është një emigrante në Britaninë e madhe.

Prindërit e saj, të dy me origjinë indiane, mbërritën në vend nga Kenia dhe Mauritius, në një gjendje jo shumë të mirë ekonomike në vitin 1960.

Mirëpo programi i saj, që u miratua nga deputetët javën e kaluar, dhe aktualisht po përballet me shqyrtimin në Dhomën e Lordëve, në thelb i jep qeverisë të drejtën për të dëbuar këdo që arrin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.

Është tepër e rrezikshme, armiqësore, mizore dhe thelbësisht e pazbatueshme”, tha ekspertja e politikave të migracionit dhe aktivistja Zoe Gardner për CNN.

Sajida Uarsi, kryetarja e parë aziatike e partisë konservatore, ka kritikuar po ashtu ashpër braverman duke deklaruar se ajo ka përdorur një retorikë raciste.

Origjina etnike e Braverman-it e ka mbrojtur atë nga kritikat për një kohë të gjatë. Njerëzit zezakë dhe kafe mund të jenë po ashtu racistë”  shkroi Uarsi në “The Gardian”

Referuar shkrimit bravermen mund të synojë të marrë drejtimin e partisë konservatore në Britani.

Analistet shprehen të shqetësuar për një ndryshim tjetër djathtas në politikën britanik, nëse Braverman do të ketë sukses për udhëheqjen e partisë.

“Ajo po vendos veten për të udhëhequr një version më ekstrem, popullsitë të krahut të djathtë të partisë konservatore”, tha ekspertja e politikave të migracionit, Gartner./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!