Emigranti ukrainas shpiku aplikacionin me vlerë 19 miliard dollarë pa shpenzuar asnjë cent

schedule15:52 - 5 Tetor, 2020

schedule 15:52 - 5 Tetor, 2020

Nga Alan Trapulionis, Entrepreneur’s Handbook

“Qëndrova 9 vite tek Yahoo.”

Po, Jan Koum i referohet kohës që ka qenë tek Yahoo si një dënim me burg. Ka kuptim: në profilin e tij në Linkedin, tri vitet e tij të fundit në kompani, ai i përshkruan si “disa punë”.

Jan nuk u integrua dot në kulturën e Silicon Valley. I lindur dhe i rritur në një fshat komunist në Ukrainë, Jan u transferua në Mountain View me nënën e tij kur ishte 16 vjeç. Ai asnjëherë nuk e kuptoi natyrën mendjelehtë të shoqërisë në shkollat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Në Rusi, ti duhet të njohësh vërtet personin” thotë ai.

“Ai ishte vërtet i pakuptueshëm, si ‘Cilat janë politikat tuaja këtu; Çfarë po bëni ju këtu?’” Të tjerë të rinj tek Ernst & Young përdornin prekjet kur flisnin dhe dhuronin shishe vere.

Por Brian Acton, 44 vjec, i punësuar në Yahoo, do të rikthehet sërish në thelbin e çështjes kur flitet për Koum. Ai thotë se i pëlqente që ishte një person i rezervuar dhe ndoshta kjo e ka ndihmuar më shumë për të gjetur një vend pune në kompani. Gjatë 9 viteve, të dy luanin rregullisht me Frisbee. Ende nuk e dinin se do të krijonin një aplikacion me vlerë prej 19 miliard dollarësh, transmeton abcnews.al

+54 + 9 + [kodi i zonës] + [numri i të nënshkruarit]

Ky është kodi – formulë që përdoret në Argjentinë për të telefonuar me celular. Nëse jeni në Argjentinë dhe dëshironi t’i telefononi nënës suaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju duhet të zgjidhni këtë ekuacion të vogël çdo herë.

Telefonatat ndërkombëtare ishin shumë të shtrenjta në vitin 2007, kështu që kur Koul la punën e tij në Yahoo! Dhe vendosi të udhëtonte nëpër botë, ai nuk ishte shumë i kënaqur që të shpenzonte me mijëra dollarë në fatura telefoni për t’u lidhur me miqtë e tij. Dhe në këtë moment pati një ide, transmeton abcnews.al

iPhone sapo kishte dalë, dhe ishin këto para -Messengerit, para-Instagramit. Shumë telefonata vokale parapriheshin me një “hej, a mund të flasësh?” Biseda me mesazhe. Por dhe këto të fundit nëse ndodheshe jashtë shtetit, kushtonin shumë.

Duke hyrë në WhatsApp 1.0. i krijuar nga SDK i sapo nxjerrë nga Apple dhe i fuqizuar nga libri i adresave APIs, Koum krijoi një aplikacion që tregon statusin e përdoruesve në telefonat celularë. Aplikacionet në Desktop si Skype e kishin variantin e (“nuk jam këtu,” “i zënë,” “online,”) por telefonat celularë nuk kishin një gjë të ngjashme.

Ideja ishte që para se të kryhej një telefonatë, përdoruesit do të hapnin WhatsApp dhe të shihnin nëse personi me të cilin do të kontaktonin ishte apo jo “online.”

“Dështoi në mënyrë të tmerrshme. Ishte një tragjedi. Depresuese. Askush nuk e përdori.”

Më pas në 17 qershor 2009, Apple futi dhe lajmërimet shtytëse dhe kjo ndryshoi gjithçka, transmeton abcnews.al

Më parë, përdoruesit e WhatsApp 1.0 duhet të lidheshin me aplikacionin për të parë statuset e miqve të tyre. Ishte një ritual që duhej sa herë duhej të telefonoje dikë. Shumë e lodhshme.

Me këto lajmërime tashmë në dispozicion, përdoruesit filluan të ndryshonin statuset e tyre në mënyrë aktive – sepse të gjithë përdoruesit e tjerë të WhatsApp users në listat e tyre të kontaktit do të merrnin këto njoftime. Nëse ju ishte përdorues i WhatsApp 1.0, ja si do ishin mesazhet lajmëruese që do shfaqeshin në telefonin tuaj:

James: po ha drekë. Më merr për një orë.

Martha: dola nga palestra.

Jessica: në një fluturim 3 orësh.

E shihni se si çdo lajmërim i tillë mund të nisë një bisedë të menjëhershme? Koun kuptoi se njerëzit e përdornin WhatsApp jo për të parë nëse njerëzit e tjerë ishin online, por për të treguar aktivitetet e tyre. Ai kuptoi se njerëzit donin një teknikë mesazhi me pamje, dhe jo vetëm me statuse.

“Ne vumë re se njerëzit përdornin statuset si një mënyrë për të komunikuar me njëri tjetrin. Ata do e ndryshonin statusin për të thënë diçka të tipit, ‘Po shkoj në një bar’. Dhe ndryshimi i statusit është i dukshëm për këdo që është në listën tënde të kontakteve.

Duke ndërtuar një funksion shtesë të teknikës së mesazheve, Koum e përjetoi si një formalitet. Ai e bëri atë, dhe llogaria e përdoruesit, thjesht u largua, transmeton abcnews.al

Dhe pse WhatsApp 2.0 gjeti suksesin e tij të parë në ekspozitën e aplikacioneve të Apple, nuk do të ishte bërë asnjëherë platforma më e përdorur e mesazheve në të gjithë botën nëse do të ishte vetëm në iOS. Vetëm 68 milion amerikanë e përdorin Whatsapp — një numër i vogël krahasuar me 1.6 miliard përdorues telefonash celularë.

Koum kuptoi shpejt se nuk ishte tregu anglishtfolës i iOS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të përbënte numrin më të madh të përdoruesve të WhatsApp. Shkëmbimi falas i mesazheve ndërkombëtare fillimisht ka të bëjë me njerëzit ë cilët kanë miq dhe partnerë jashtë vendit – që nuk është një nga karakteristikat më të forta të SHBA. Amerikanët udhëtojnë dhe studiojnë më rrallë jashtë vendit, krahasuar me europianët dhe aziatikët.

Largimi nga iOS nuk ishte një lëvizje bindëse e Silicon Valley në atë kohë. CEO-t në Pato Alto u nxituan kur deklaruan se përdoruesit e Android ishin më pak të gatshëm të paguanin dhe se platforma ishte e vështirë për t’u ndërtuar për shkak të fragmentizimit. Debatet ishin të ashpra, transmeton abcnews.al

Koum, një emigrant dhe një udhëtar kishte vënë re se pjesa më e madhe e njerëzve jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kishin iPhone. Ata kishin Samsung, Huawei, Xiaomi dhe Nokia (që vendosi një rekord në vitin 2007.)

“Duke vizituar miq të mi në Rusi, Ukrainë dhe Izrael, vura re se Nokia ishte vërtet shumë po shumë popullore në botë. Dhe nuk e di për çfarë arsye nuk ndodhte një gjë e tillë në SHBA.”

Në vend që të vazhdonte me agjendën e parë të iOS të Silicon Valley, Koum studioi një variant të WhatsApp për telefonat celularë që nuk ishin Apple. Ai prezantoi WhatsApp në Android në gusht 2010 – një vit pas suksesit të parë të 2.0). Mbështetja e Nokia u shtua në gusht 2011.

“Ne u betuam se do të ndërtonin të njëjtën platformë dhe tek Nokia. Aktualisht na ndihmoi të rriteshim shumë profesionalisht, sepse kishte shumë përdorues të Nokia të cilët donin të lidheshin me njëri tjetrin dhe të ishin pjesë e grupeve të WhatsApp, transmeton abcnews.al

Rezultatet ishin befasuese. Që kur WhatsApp 2.0 u prezantua, u shtuan menjëherë 328.767 në ditë. Pjesa më e madhe e tyre ishin nga India, Amerika e Jugut dhe Europa.

Udhëtimi i Jan Koum është mishërimi i udhëtimit të një heroi të shekullit 21. Janë katër arsyet se pse projekti i vogël i Koum u transformua në një nga shpikjet më të mëdha të dekadës së fundit, brenda vetëm pesë vitesh.

WhatsApp nuk ishte një makineri parash të gatshme. Koum ndonjëherë aktivizonte tarifat e pajtimit vjetor prej $ 1 për të ngadalësuar rritjen. Sidoqoftë, nuk ishin të ardhurat ato që e bënë WhatsApp një blerje kaq fitimprurëse për Facebook (të cilën e shfaqi duke e bërë falas për të gjithë përdoruesit) – ishin të dhënat.

Me ndarjen e të dhënave për vendndodhjen, 65 miliardë mesazhe të dërguara në ditë dhe qasje në të gjitha listat e kontakteve të përdoruesve, Facebook ka qasje në një ton informacione personale – të gjitha të ngarkuara dhe të ruajtura në serverat e tij. Ndërsa Mark Zuckerberg më parë ka premtuar se këto të dhëna nuk do të përdoren për të përmirësuar shënjestrimin e konsumatorit në reklamat në Facebook, do të ndodhë nëse përdoruesi nuk ndryshon cilësimet për të mos shkëmbyer informacion me Facebook.

Gjërat bëhen më të qarta kur mendohet se Koum tha se po largohej nga Facebook për shkak të mënyrës se si ata menaxhonin të dhënat e përdoruesve të WhatsApp, transmeton abcnews.al

Ai e përqendroi të gjithë energjinë e tij në rritje, jo tek të ardhurat.

Argumentet e Silicon Valley pse CEO nuk duhet të shqetësohen për t’u marrë me Android janë të ligjshme. Përdoruesit e Android shpenzojnë më pak mesatarisht. Android është i fragmentuar – si në softuer ashtu edhe në pajisje. Dhe po, perceptimi bëhet realitet, dhe nëse investitorët nuk besojnë në Android, ata do të kenë më pak gjasa të investojnë.

WhatsApp shpërtheu sepse u shërbente grupeve të konsideruara jo seksi në Silicon Valley – audienca jo-amerikane, jo-anglishtfolëse, jo-iPhone. Nëse këta përdorues nuk do të kishin asnjë vlerë, Facebook nuk do ta kishte blerë aplikacionin për 19 miliardë dollarë, transmetona abcnews.al

Ai ishte në vendin e duhur në kohën e duhur

Vetë Koum është një person jashtëzakonisht i përulur. Ai është lloji i djaloshit që ndërpret fjalimin për të thënë “shëndet” sa herë që dikush nga audienca teshtin gjatë fjalës së tij që kryesore, dhe nxiton të thotë se pjesa më e madhe e suksesit të tij është çështje fati.

Në vitin 2007, bota filloi t’i nënshtrohej një revolucioni mesazhesh. Apple sapo kishte ripërcaktuar fjalën ‘smartphone’ dhe ndërsa shumica e mendjeve të teknologjisë u zhvendos në eksplorimin e aftësive të iPhone të ri, përvoja ndërkombëtare e Koum i tregoi atij një pamje më të madhe të mangësive të SMS – si kosto qesharake të larta, mbështetje të kufizuar të medias dhe mosbesueshmëri.

Ai u mbështet në reagimet e klientëve, jo në mendimet e miqve të tij

Është e bezdisshme të mendosh se sa shpikje nuk bëhen kurrë, thjesht për shkak të diçkaje që dikush ka thënë dikur.

Për shembull, kur Koum po lançonte WhatsApp 1.0 – aplikacionin e statusit – të gjithë miqtë e tij i thanë se ishte një ide e mirë. Askush nuk i tha se nuk do ta përdornin kurrë. Ndoshta ata nuk e dinin vetë. Ndoshta ata nuk donin ta fyenin atë.

Me WhatsApp 2.0, Koum nxori mësimin e tij dhe u mbështet vetëm në reagimet e klientëve. Bisedat në grupe, mesazhet me imazhe dhe statuset e “parë” ishin të gjitha idetë e përdoruesve – të implementuara nga Koum dhe ekipi i tij. Përdoruesit e pëlqyen atë dhe kjo është arsyeja pse WhatsApp u rrit në mënyrë eksponenciale dhe kurrë nuk u desh të investohej asnjë qindarkë të vetme në marketing, transmeton abcnews.al

5 fakte argëtuese rreth Jan Koum dhe WhatsApp

Koum u rrit në një shtëpi pa ujë të rrjedhshëm

Ai duhej të punonte si roje e një dyqani ushqimesh për të mbajtur nënën e tij

Koum dikur merrte libra programimi nga një dyqan dhe më pas i kthente

WhatsApp kishte vetëm 55 të punësuar kur u ble për 19 miliardë dollarë

WhatsApp kurrë nuk shpenzoi asnjë qindarkë për marketing

Leksioni kryesor nga historia e Jan Koum është se mundësitë më të mëdha shpesh qëndrojnë në tregje që nuk tingëllojnë tërheqëse. Kur iPhone u lançua në 2007, askush në Silicon Valley nuk donte të ndërtonte aplikacione Android për tregun Indian. Por Jan Koum e bëri, dhe arritjet e tij me siguri mund të konsiderohen tërheqëse. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!