Emigranti që protestoi për votën e diasporës: Çështjen e kemi çuar deri në Kushtetuese. Celibashi: Vendimi është i urdhërueshëm

schedule20:37 - 2 Maj, 2024

schedule 20:37 - 2 Maj, 2024

Katër të rinj kërkuan këtë të enjte zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, dhe lejimin e Diasporës që të votojë aty ku jeton e punon. Ndërkohë, Garda e Republikës e gjetur në befasi se si ju kishte hyrë brenda një banderolë e tillë, ndërhyri menjëherë për të nxjerrë jashtë 4 aktivistët.

Njëri prej tyre, Arbër Lleshi ka folur në emisionin “Real Story”, duke treguar dhe arsyen pse protestoi në Kuvend.

Janë rreth gjysma e republikës së Shqipërisë që kanë të drejtën në vendimmarrje dhe këtë të drejtë nuk e gëzojmë. Jemi një vend që pretendojmë të jemi republikë parlamentare përfaqësuese dhe kërkon të na përfaqësojnë në parlament, edhe ne rreth gjysma e qytetarëve shqiptarë nuk mund të zgjedhim përfaqësuesit tanë në parlament. Kur them nuk na përfaqësoni, këtë nënkuptojë, nuk jam i përfaqësuar nga ky parlament. Kjo punë ka shkuar deri në Gjykatë Kushtetuese dhe nuk jemi ne të parët që po ankohemi”, tha ai.

Ndërkohë, kreyekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, tha se nuk dihet ende sesa qytetarë jashtë territorit të Shqipërisë do të votojnë.

Ne nuk e dimë por kemi disa qytetarë që kanë bërë deklarimin e adresës së vendbanimit të tyre jashtë territorit të Shqipërisë. Kemi një numër të qytetarëve që nuk jo vetëm kanë të drejtën për të votuar dhe nuk është 14 mijë që përfaqëson individë që kanë deklaruar vetëm vendbanimin. Ne akoma nuk e dimë dhe nuk mund ta themi nëse x milionë numër qytetarësh do të votojnë. Këtë do ta marrim vesh kur të garantohet e drejta e votës.

Ajo që mund ta themi qartë dhe pa hezitim është që për këdo vendimi i Gjykatës Kushtetuese janë të urdhërueshme për t’u zbatuar për t’u përmbushur qoftë dhe nga kuvendi i Shqipërisë.

Në këtë pozitë ku jam nuk mund të jap një vlerësim. Thash që është një preteks shumë i mirë për të ngritur një pretendim të kësaj natyre nga kushdo palë e interesuar“, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!