Emigranti i zhvat 90-vjeçarit në Greqi gati 50 mijë euro, si e mashtroi

schedule11:44 - 11 Maj, 2022

schedule 11:44 - 11 Maj, 2022

Një 90-vjeçar ka rënë viktimë e mashtrimit nëpërmjet telefonit, duke humbur 46 mijë euro.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Veria të Greqisë, ku një emigrant 36-vjeçar ka marrë në telefon të moshuarin dhe i ka thënë se e bija është lënduar rëndë dhe se duhet të operohet menjëherë, e për këtë duheshin 46 mijë euro, shkruan abcnews.al.

Lexo edhe: Tjetër tragjedi në Greqi, shkoi në spital me temperaturë, 7-vjeçari vdes papritur dy orë më vonë

Sipas policisë mashtrimi ka ndodhur në mesin e muajit prik, kur një person i panjohur duke pretenduar se është mjek ka telefonuar v90-vjeçarin, duke e bindur atë të dorëzojë paratë për gjoja “operacionin” e së bijës.

Pas telefonatës 36-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e të moshuarit, i ka marrë paratë dhe është zhdukur. Hetimi policor ka çuar në identifikimin e të dhënave të autorit.

Bëhet fjalë për një shtetas bullgar, ndaj të cilit është ngritur një padi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!