Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi po kthehen në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit pranë të afërmve.
Kjo e shtunë ka sjellë fluks në pikën Kufitare të Kapshticës. Ndonëse numri i automjeteve është i lartë, situata paraqitet normale, pa vonesa. Mësohet se pala greke po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3-4 në dalje, në varësi të fluksit.
Në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 4599 persona dhe kanë dalë 1864. Po ashtu edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës, paraqitet një fluks i shtuar. Në 24 orët e fundit kanë hyrë 2561 persona dhe kanë dalë 2769.
Teksa Krishtlindja dhe ndërrimi i viteve po afrohen, në ditët në vijim pritet që fluksi në këtë pikë kufitare me shtetin grek të shtohet, për shkak se emigrantët zgjedhin gjithnjë të festojnë pranë familjeve të tyre në Shqipëri.