Emigrantët shqiptarë nga Kosova, ndihmojë familjen që jeton në çadër: U prekëm nga ato që pamë në ABC

schedule16:04 - 4 Janar, 2022

schedule 16:04 - 4 Janar, 2022

Pak ditë më parë ABC tregoi jetesën e vështirë të familjes Durma në Fushë-Mamurras. Burrë e grua në moshë të thyer pas tërmetit të 2019 jetojnë ende në çadër. Pensionet i shpenzojnë për ilaçe.

Disa kosovarë që jetojnë në Gjermani pasi ndoqën në ABC lajmin vizituan të moshuarit.

“U prekëm nga ato që pamë në ABC, në shekullin e 21 është e tmerrshme të ketë njerëz në Shqipëri si në vendet më të humbur të Afrikës. Këtu duhet të vënë dorë organizmat e shtetit”, ka thënë ai.

Këtu keni një ndihmë të vogël”.

Çifti kosovar që u kthye për festat nga Gjermania ju dhuroi dhe disa të holla.

“Shoqata Kosova në gjermani që kur ra tërmeti ka mbledhur të holla për familjet e dëmtuara nga tërmeti. Të jetë një vit I mbarë dhe të pajiseni me shtëpi”.

Veliu dhe Dilja u emocionuan nga vizita dhe donacioni i papritur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!