Emigrantët, Polonia i kërkon ndihmë fqinjëve baltikë: Kriza po vjen drejt jush

schedule15:52 - 22 Nëntor, 2021

schedule 15:52 - 22 Nëntor, 2021

Kryeministri i Polonisë Mravieski paralajmëroi fqinjët Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë se kriza e emigrantëve po drejtohet tek ata. Dhjetëra persona manifestuan në qytetin polak të Bialystok,në kufi me Bjellorusinë, në shenjë solidariteti me rojet kufitare të cilat gjenden në vijën e parë në krizën mes dy vendeve.

Manifestimi u organizua si kundërpërgjigje ndaj manifestuesve të cilët të shtunën e kaluar i kërkuan qeverisë polake që të ndihmojë emigrantët e bllokuar në pyjet e zonës kufitare. Kryeministri polak Mateus Moravieski u takua me përfaqësues të Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë duke marrë mbështetjen e tyre për një krizë që shumë shpejt mund të prekë dhe këto tre vende.

Kreu i ekzekutivit polak u shpreh se në 40 orët e fundit Lukashenko ka transportuar emigrantët nga kufiri polak në qendra të ngritura pak kilometra larg kufirit me Letoninë. Kjo sipas tij tregon më së miri se këta njerëz janë një mjet në duart e autoritetit të Minsk.

Ndërkohë qindra emigrantë janë në pritje për të kaluar kufirin apo për t’i dërguar sërish në një magazinë pranë pikës së kontrollit të Bruzgi-t. Pas emigrantëve që humbën jetën  si pasojë e ngricave në pyll, regjimi bjellorus u ka siguruar pjesës tjetër ushqim dhe strehim.

Ndërkohë, Polonia vazhdon të raportojë përpjekje të shumta të kalimit të kufirit, ndërsa qindra roje ndodhen në kufi që tani është një fushë beteje e hapur midis Minskut dhe Brukselit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!