Emigrantët në një hotel në Pogradec protestë pa distancë dhe pa maska: Na futën këtu si derra

schedule10:28 - 27 Prill, 2020

schedule 10:28 - 27 Prill, 2020

Disa emigrantë të kthyer nga Greqia të cilët janë akomoduar në hotel “Kalaja” në Pogradec kanë protestuar ditën e sotme përpara hotelit.

Ata kërkojnë një takim me përfaqësues të bashkisë për shkak të kushteve të hotelit, pamundësisë për të paguar akomodimin, por edhe për të siguruar ushqimet.

Një pjesë e tyre janë grumbulluar në hollin e godinës duke protestuar, pa ruajtur distancën dhe pa maska apo doreza.

“Nënprefekti tha mos kini merak dhe na futi këtu si derra ne. Dhe pastaj u zhduk nuk e ngre më as telefonin. Ça të bëjmë ne, vetëvendim?! Fondi është dhënë për hotelin”, shprehen disa prej tyre.

LEXO EDHE: Mungesë ushqimi dhe shpenzime, për shqiptarët në hotelin-karantinë të Korçës vazhdojnë problemet

Ndërkohë në një vendim të botuar në fletoren zyrtare 10 ditë më parë thuhet se një pjesë e shpenzimeve për personat e riatdhesuar paguhet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që pjesa tjetër i faturohet vetë atyre.

“Shpenzimet e akomodimit të përkohshëm të të riatdhesuarve mbulohen një pjesë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe pjesa tjetër nga personi i riatdhesuar, sipas përcaktimeve të rregullores që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, sqaron vendimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!