Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emigrantët në Kapshticë: Erdhëm të festojmë me gratë se vdiqëm në punë

schedule14:29 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 14:29 - 18 Dhjetor, 2020

Pavarësisht masave të rrepta ndaj pandemisë shqiptarët duan që festat ti kalojnë pranë të afërmve të tyre.

Me hapjen e kufirit në Kapshticë nga pala greke vetëm për të hyrë në Shqipëri dhe jo për të kthyer çdo ditë vijnë mbi 400 persona.

Emigrantët thonë për ABC se janë lodhur duke punuar dhe nuk kanë frikë edhe nëse përforcohen masat anti-covid dhe mund të rrezikojnë kthimin pas.

“Vdiqëm në punë. Po u mbyll dogana shqiptarë jemi do rrimë në Shqipëri, le të na bllokojnë”, shprehet një qytetar.

“Vijmë për qejf , të festojmë me gratë”, u shpreh një tjetër qytetar.

Gjithsesi kur të kthehen sërish në Greqi qytetarët shqiptarë veç përgjigjes negative të testit që duhet të kenë me vete do të karantinohen për 3 ditë në banesë adresën e së cilët duhet ta deklarojnë në formularin e aplikimit. Kjo masë do të jetë aktive deri në 7 janar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!