“Emigrantët”, Meloni: E çoj në kasacion/ Apeli i Romës nuk respektoi vendimin. Vendosi kthimin në Itali

schedule13:40 - 1 Shkurt, 2025

schedule 13:40 - 1 Shkurt, 2025

Kryeministrja Italiane Giorga Meloni është e vendosur se marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm do të funksionojë dhe prandaj referuar vendimit Gjykatës Italiane të Apelit që ndaloi qëndrimin e 43 emigrantëve që erdhën këtë jave në Gjadër, Meloni ka vendosur që t’i drejtohet sërish Gjykatës së Kasacionit.

Qeveria Italiane do t’i drejtohet kësaj Gjykate me Ankesën se Apeli nuk po respekton vendimin e dhënë prej tyre.

Gjykata e Apelit thotë se do të presë vendimin e Gjykatës Europiane të drejtësisë në 25 shkurt në lidhje me çështjen e vendeve të Sigurta, por sipas Kasacionit kjo është një shenjë dobësie e gjyqësorit Italian.

Në dhjetor Gjykata e Kasacionit vendosi se qeveria e Melonit kishte të drejtë të përcaktonte listën e vendeve të sigurta të origjines nga vinin emigrantët, duke arsyetuar se nuk mund të ketë një listë vetëm nga Bashkimi Europian kur bëhet fjalë për interesat kombëtar të Italisë dhe situatën me të cilën vendi është përballur.
43 emigrantët që mbërritën në Gjadër këtë javë do të largohen drejt Italisë këtë të shtunë. Riaktivizimi i marrëveshjes Itali-Shqipëri erdhi pas një pauze rreth dy muajsh.

Kjo është hera e tretë që gjykatat italiane kthejnë emigrantët nga Shqipëria drejt Italisë, pas rikthimeve të mëparshme me 18 tetor dhe 11 nëntor të vitit të shkuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!