Emigrantët, Gjykata e Lartë i jep të drejtë Trump

schedule12:33 - 12 Shtator, 2019

schedule 12:33 - 12 Shtator, 2019

Gjykata e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratoi hyrjen në fuqi të ligjit që u ndalon emigrantëve, të cilët përpara se të hyjnë në territorin amerikan, kanë kaluar në vende të sigurta, që të kërkojnë azil në vend.

Presidenti amerikan Donald Trump shënon një fitore të rëndësishme për emigracionin, falë Gjykatës së Lartë me mazhorancë republikane pas dy emërimeve të tij. Në fakt gjykata e lartë rrëzoi vendimin e Apelit, me gjykatësit që miratuan hyrjen në fuqi të normës së re qeveritare, e cila i ndalon një pjese të madhe emigrantësh që të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo nëse gjatë udhëtimit të tyre kanë kaluar në vende të treta të sigurta ku mund të kërkonin azil. Dy gjykatës Ruth Ginsburg dhe Sonia Sotommajor, abstenuan. Menjëherë pas vendimit ka reaguar Trump, i cili me një mesazh në Twitter shkruante se kjo është një fitore shumë e madhe për sa i përket frontit të azilkërkuesve. Norma e re do të jetë në fuqi ndërkohë që beteja ligjore vijon./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!