Emigrantët e bllokuar në det, mblidhet Këshilli i Ministrave në Bruksel

schedule11:23 - 8 Janar, 2019

schedule 11:23 - 8 Janar, 2019

Në Bruksel mblidhet Këshilli i Ministrave të Çështjeve të përgjithshme të Bashkimit Europian. Temë  kryesore do të jetë çështja e emigrantëve që kanë mbetur të bllokuar prej ditësh në brigjet e Maltës.

Pritje e madhe në Bruksel për këshillin e ministrave të cështjeve të përgjithshme  të bashkimit europian: në tryezë sigurisht që do të jetë dhe çështja e emigrantëve, me anijet e organizatave jo qeveritare në gjendje emergjence pranë Maltës. Ndërkohë me dhjetëra vende mes të cilave, Italia, Gjermania, Franca, Luksemburgu, Holanda dhe Rumania kanë pranuar të presin emigrantët nëse Malta do të hapë portet e saj për zbarkimin.

Por qeveria malteze kërkon që përvec 49 personave në bord të dy anijeve, të shpërndahen dhe 249 emigrantë të tjerë të shpëtuar ditët e fundit nga rojet bregdetare të Maltës. Vendet në dispozicion nga grupi i vendeve të gatshme për të pritur emigrntët janë më shumë se 49, por jo 298 sa kërkohen nga Malta.

Ndërkohë që nuk ka pasur asnjë ofertë nga vendet e lindjes si Polonia apo Hungaria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!