Kryeministri maltez Zhozef Muskat deklaroi se është arritur marrëveshja me BE për sa i përket 49 emigrantëve që ndodhen në anijet e organizatave jo qeveritare, të bllokuara prej javësh në det pranë brigjeve malteze. Sipas marrëveshjes së arritur, Malta do të transferojë në anijet e saj emigrantët që do të shpërndahen me pas në 8 vende të Bashkimit Europian, përfshirë dhe Italinë. Në këtë vend pati debate të ashpra lidhur me çështjen e pranimit të këtyre emigrantëve.
Dje kryeministri Konte u shpreh i gatshëm që të priste në Itali gratë dhe fëmijët e anijeve me emigrantë që po qëndrojnë në det. Kurse zv/ kryeministri Salvini, me anë të një mesazhi në Twitter u shpreh se nuk ka ndërmend të lejojë emigrantët në vend, përkundrazi, duhen larguar sa më shumë duke i kthyer në shtëpitë e tyre. Kryeministri maltez Muskat konfirmoi se operacioni i transferimit të emigrantëve në Maltë do të nisë sa më shpejt të jetë e mundur. /abcnews.al