Emigrantët, Carola Rackete në PE: Ku ishte BE kur kërkova ndihmë?

schedule14:32 - 3 Tetor, 2019

schedule 14:32 - 3 Tetor, 2019

“Pas rastit të Sea Watch 3 mora vëmendjen nga institucionet. Por ku ishit kur kërkuam ndihmë?”. Kështu u shpreh Carola Rackete, komandantja e Sea Watch në një audiencë me Parlamentin Evropian. “E vetmja përgjigje që kisha atëherë ishte nga Tripoli, ku nuk mund të shkoja. Në Evropë, në djepin e të drejtave, asnjë qeveri nuk donte 53 emigrantë. Ishte një turp,” shtoi ajo.

“Më vjen keq për këtë përvjetor në të cilin kujtohet humbja e mbi 300 jetëve në Mesdheun qendror, sepse Bashkimi Evropian gjithnjë e më shumë përdor transferimin e ndihmave me delegacione në vendet në luftë si Libia, duke shkelur ligjet ndërkombëtare”. Me këto fjalë vijoi  komandantja e Sea Watch 3 Carola Rackete në seancën dëgjimore në Parlamentin Evropian.

“Unë nuk kam vepruar për provokim, por nga nevoja” – Vendimi im për të hyrë në port me Seawatch 3 “pas 17 ditësh në det pa marrë përgjigje nuk ishte një provokim siç e kanë thënë shumë. Por një nevojë”. Rackete në audicionin Eurocamera tregon rastin italian.

“Mendova se nuk ishte më e sigurt të qëndroja në det dhe kisha frikë se çfarë mund të ndodhte,” shtoi ajo. “Rasti ynë si ai i OJQ-ve të tjera nënvizon nevojën për të adresuar situatën e shpëtimeve në det në nivelin evropian, i cili nuk mund të lihet në bisedime ad hoc”. Dhe gjithashtu “një mekanizëm i zhvendosjes së përkohshme, i përqendruar në riatdhesimet sesa në pritjen nuk është një zgjidhje realiste”. “Reforma në rregulloren e Dublinit është shumë e vonuar, por zgjidhja është krijimi i kanaleve ligjore për në Evropë,” tha ajo.

“Ligji në Itali shkel të drejtat ndërkombëtare” – “Kërkimi dhe shpëtimi në det janë operacione që bien hyjnë në ligjin ndërkombëtar, nuk e di sesi Italia arriti të miratojë një ligj që nuk respekton të drejtat  ndërkombëtar”. Ky është sulmi i Carola Rackete ndaj ligjit italian i cili imponon sekuestrimin e anijeve dhe gjobave ndaj komandantëve. “Ndërsa flas, unë i nënshtrohem dy hetimeve penale në Itali për shpëtimin e jetës në det. Unë nuk shqetësohem sepse veprimet e mia janë të justifikuara me ligj dhe moral, dhe si mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Ajo që më shqetëson mua është që nga atëherë Seawatch 3 është nën sekuestro në port “dhe nuk mund të shpëtojë jetë. “A nuk është shtrembërim i drejtësisë për të ndëshkuar civilët që shpëtojnë jetën në det në mbrojtje të sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e një praktike të paligjshme të shtetit?”.

Në fund të fjalimit të saj para Parlamentit Evropian, komandantja e Sea Watch Carola Rackete u përshëndet nga një duartrokitje e gjatë, ndërsa shumë eurodeputetë i shprehën mirënjohje për fjalët e saj.

Salvini: “Duartrokitjet për Rackete janë fyese për Italinë” – “Unë kurrë nuk do të ëndërroja të duartrokisja një komandant, i cili pasi kishte pritur me dashje 15 ditë në Lampedusa, për të shkarkuar emigrantët në Itali me çdo kusht, madje ka goditur një varkë patrullimi të Guardia di Finanza, duke vënë në rrezik jetën e grave dhe burrave me uniformë. Më vjen keq, ndjej zemërim dhe turp për ata që duartrokitën Carola Rackete në Bruksel “.

Kështu e komenton Matteo Salvini reagimin e disa europarlamentarëve të Komisionit për liri civile, drejtësi dhe çështje të brendshme në PE. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!