Tre persona janë vënë në pranga pasi ishin shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në pranga ka rënë 38-vjeçari banues në Lazarat, i dënuar me 1 vit e 10 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”;
Gjithashtu si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë është lokalizuar dhe kapur një 21 vjeçar, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Delta”, i zhvilluar më datë 28.03.2024;
Uniformat blu kanë arrestuar edhe 39 vjeçarin, banues në fshatin Krahës, Tepelenë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Furnitori”, i zhvilluar më datë 08.03.2024.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al/