Një anije turke, turistike e nisur për në Francë është tentuar që të rrëmbehet nga disa emigrant.
Mediat italiane shkruajnë se anija Galata Seaways, e destinuar për në Francë është sulmuar nga disa emigrant të paligjshëm në Gjirin e Napolit. Emigrantët të armatosur me thika, tentuan të hynin në urë me qëllim të rrëmbimit të tragetit dhe rrëmbimit të ekuipazhit.
Ndërhyrja e forcave speciale të batalionit San Marco, me dy helikopterë, bëri të mundur pengimin e ngjarjes dhe normalizimin e situatës.
” Rrëmbyesit e anijes u kapën . Gjithçka përfundoi mirë,” shpjegoi Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto.
Më pas anija vijoi sërish rrugëtimin e saj./abcnews.al