“Emigracioni, marrëveshje me Britaninë”, Rama: Në 2024, numri i kalimeve të paligjshme erdhi në rënie

schedule12:42 - 15 Maj, 2025

schedule 12:42 - 15 Maj, 2025

TIRANË–  Gjatë konferencës së përbashkët, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer u ndalën te çështja e emigracionit.

Shefi i qeverisë u shpreh se ngritja e Task Forcës mes dy vendeve ka ulur numrin e kalimeve të paligjshme drejt Britanisë së Madhe

“Unë përfitoj nga rasti, i pranisë tuaj dhe të dërguarve të medias britanike për të theksuar që referimi në shifrat e këtij bashkëpunimi të suksesshëm është gjëja e duhur për publikun britanik dhe jo kultivimi i miteve, mes të cilëve që thuhet se shqiptarë janë një problem për Britaninë e Madhe, pasi të gjithë shifrat flasin vetë.

Në 2024 numri i shqiptarëve që kanë hyrë dhe që tentuan të hyjnë ne Mbretërinë e Bashkuar është disa qindra, ndërkohë që në momentin që ne kemi shtyrë përpara task forcën e përbashkët arriti në 12 mijë.

Nga ana tjetër dua të theksoj një shifër, se kur thuhet se një në 50 shqiptarë na qenka në burg, në Britani, kjo është një gënjeshtër e madhe që ka marrë statusin e të vërtetës, ndërkohë shifra është 1500,  pra dhjetëfish më e ulët”, tha Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!