Pas konflikteve dhe largimeve të një pas njëshme për shkak të problemeve me pronat, Duke filluar nga kjo e martë Kadastra e Vlorës do të drejtohet nga Bilbil Aliaj.
Ky i fundit zëvendëson në këtë post drejtuesin e komanduar katër muaj më parë Taulant Canameti.
Drejtoresha e këtij institucioni, Elona Hodaj dhe zv/drejtorit, Krenar Xhemali dhanë dorëheqjen më 8 tetor dhe shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë që nuk u zbatua.
Në dorëheqjen e tyre drejtuesit kanë deklaruar se janë larguar për motive personale./abcnews.al