Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Emërimet në qeverinë e re/ Gazetari Sokol Balla: Rama operoi në dy plane, performancë dhe figura politike

schedule13:48 - 11 Shtator, 2025

schedule 13:48 - 11 Shtator, 2025

Gazetari Sokol Balla, i ftuar në “News Line” në ABC News, komentoi lëvizjet më të fundit në kabinetin qeveritar, të bëra nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas Ballës, këto ndryshime janë reflektim i një strategjie të dyfishtë: përmirësimi i performancës së qeverisë dhe promovimi i figurave me peshë politike.

Ai theksoi se Rama ka vlerësuar rezultate konkrete në fusha kyçe si mbrojtja, financat dhe infrastruktura, ndërsa përmendi edhe disa emra të rinj që janë ngjitur në poste të larta për shkak të kontributit dhe imazhit të tyre publik

“Unë mendoj Rama se ka operuar në dy plane, në planin e perfomancës së qeverisë dhe në planin e performancës së figurave politike të qeverisë. Në mos gaboj Malaj ka qenë në listë të hapur dhe Vengu në listë të mbyllur, pra hynë në figurat e reja që partia i mori në strehë dhe u tha që mandatin e parë do e merrnin për shkak të partisë, por në listë jeni për shkak të performancës. Ministria e Mbrojtjes hy në ato ministri që ka operuar mirë këto vite, pra nuk themi që diçka shkuar gabim.



Ka funksionuar në mënyrë normali i dikaster i integruar në NATO. Financat kanë i operuar mirë pasi të ardhurat janë shtuar. Sa i përket infrastrukturës, të gjithë e kemi parë që gjërat kanë ndryshuar. Kuptohet që infrastruktura ka ecur dhe ka marrë një frymë europiane. Po lidhen pikat mes një rruge dhe një rruge tjetër. Mund të themi që qarkullimi rrugor ka marrë një sens të caktuar, një sens normal, europian. Pastaj edhe rezultati i Fierit dihet, është rezultati që blindoi fitoren e Tiranës. Ulsi Manja nuk u largua për shkak të perfomancës në Ministrinë e Drejtësisë, por për shkak se humbi një qark shumë të rëndësishëm që ishte qarku i Lezhës. Rama ka operuar në planin politik dhe planin e performancës.

Andis Sallën e mori si shembull gjatë mbledhjes me të vetët. Kryetari i Bashkisë së Cërrikut ngjitet në shkallë tjetër për shkak të performancës së tij. Besfor Lamallari ka ecur shkallë, shkallë, është i paparagjykuar. Ervin Demo shkon në një pozicion të tij, Igli Hasani merr një shembull shumë të madh për ecjen e negociatave, ishte një ministër shumë i mirë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Elisa Spiropali merr një rol protokollar. Albana Koçiu, një grua për herë të parë një grua në Ministrinë e Brendshme”, tha gazetari Sokol Balla.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!