Emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Ballanca: Po del një konflikt i ri

schedule20:42 - 11 Nëntor, 2019

schedule 20:42 - 11 Nëntor, 2019

Me Mirela Milorin në studion e Abc News ishte Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e cila foli për protestën e banorëve të Astirit si dhe për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Sakaq, teksa banorët e Astirit i bënë sot thirrje qeverisë për dialog, Ballanca theksoi se asgjë e keqe nuk vjen nga dialogu.

Ne kemi dalë në një deklaratë për shtyp. Asgjë e keqe nuk vjen nga dialogu. Janë organet shtetërore ato që duhet të tregojnë më shumë vullnet. Jemi në një situatë ku diskriminohemi nga shteti. Ne po paguajmë papërgjegjshmërinë e organeve tona shtetërore. Ne duhet tu themi jo më”, tha ajo.

Ka qenë ARRSH që ka bërë shkeljet më të mëdha. Shkeljet në rastin e Astirit janë edhe më të thella, nuk janë marrë parasysh rekomandimet tona.

Procedura për tu ankuar në Strasburg është shumë e gjatë. Gjykata e Strasburgut nuk ka për qëllim dëmshpërblimin, por të tregojë standarte që çdo shtet duhet të respektojë konventën për të Drejtat e Njeriut. Avokati i Popullit është pikërisht për të respektuar këto standarte”.

Sakaq, Ballanca u pyet edhe për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi ditën e sotme. Sipas Avokates së Popullit po del një konflikt i ri dhe se institucionet nuk po bëjnë si duhet punën e tyre.

Po nxjerr një konflikt të ri. Këto organe nuk po e bëjnë sic duhet punë  e tyre. Secili kërkon të ketë pjesën e zërit të tij. KED nuk përcakton anëtarët, por miraton një listë.  Afati 30-ditor i presidentit është një afat zhbollkues.Duhet të gjendet vullneti politik”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!